Telegrafi

Për herë të parë në histori – NASA kreu me sukses fluturimin e një helikopteri në planetin Mars

Agjencia amerikane e hapësirës kreu me sukses fluturimin e një helikopteri të vogël në planetin Mars.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, droni, i quajtur Ingenuity, u ngrit në ajër për më pak se një minutë, por NASA po feston atë që përfaqëson fluturimin e parë të mundësuar dhe të kontrolluar nga një aeroplan në një botë tjetër.

Konfirmimi erdhi përmes një sateliti në planetin Mars, i cili transmetoi të dhënat e helikopterit në planetin Tokë.

Agjencia hapësinore po premton fluturime më aventureske edhe përgjatë ditës.

Helikopteri Ingenuity do të komandohet të fluturojë më lart dhe më tej derisa inxhinierët kërkojnë të testojnë kufijtë e teknologjisë.

Bëhet e ditur se helikopteri i vogël i NASA-s Ingenuity, arriti në Mars së bashku me roverin e Perseverance në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/