Një moment historik është regjistruar në New York, ku për pesë ditë radhazi qyteti nuk ka pasur asnjë viktimë nga armët e zjarrit.
Kjo periudhë, që përfshin ditët nga e shtuna e javës së kaluar deri në mbrëmjen e së enjtes, shënon një arritje të paprecedentë në 30 vitet e fundit, sipas raportimeve të NYPD.
Sipas policisë, ky rezultat vjen si pasojë e përkushtimit të punonjësve të rendit dhe masave të përmirësuara të sigurisë të zbatuara në qytet
For the first time in 30 years, there have been 0 shooting victims in New York City for a 5-day period.
This is the longest we’ve gone without a shooting victim since the beginning of the CompStat era and is a result of the brave work that the members of the NYPD do every day.
— NYPD NEWS (@NYPDnews) January 24, 2025
Pavarësisht këtij përmirësimi, statistikat e lidhura me të shtënat mbeten të ngjashme me ato të vitit të kaluar.
Deri të dielën e kaluar, janë raportuar 45 viktima nga armët e zjarrit, një shifër identike me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Po ashtu, numri i incidenteve me armë zjarri është ulur në 29 raste këtë vit, krahasuar me 39 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në përpjekje për të reduktuar dhunën me armë, kryebashkiaku Eric Adams njoftoi këtë javë se policia ka konfiskuar mbi 20 mijë armë të paligjshme që nga viti 2022, një rritje prej 3000 krahasuar me periudhën trevjeçare para saj.
Këto rezultate dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur qytetarët në një nga metropolet më të mëdha të globit. /Telegrafi/