Është hera e parë që një shtet kandidat dhe një shtet anëtar i BE-së, si Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të bashkë-organizojnë samitin e Procesit të Berlinit.
Aktivitetet e sivjetshme filluan në Shkup të dielën përmes paneleve të organizatave të ndryshme joqeveritare nga rajoni, ndërsa do të përfundojnë me takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të rajonit dhe disa shteteve anëtare të BE-së.
Në takimin e nesërm të nivelit të lartë pritet të diskutohet për dilemat rreth metodologjisë së re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e nismës së a.q. “Mini-Shengeni Ballkanik”, fondet IPA 3, situatën me emigrantët, statusin e romëve, Agjendën e Gjelbër dhe ngjashëm.
Nga takimi pritet të sillen plane konkrete dhe të realizueshme, të përgatiten dokumentet rreth kalimit të kufijve në shtetet e rajonit vetëm përmes letërnjoftimeve, heqjes së roamingut mes shteteve të rajonit pas çka edhe uljen e çmimit të roamingut me shtetet anëtare të BE-së.
Aktivitetet në Shkup i paraprijnë Samitit në Sofje që do të mbahet në vjeshtë.