Telegrafi

Për herë të parë kritikon publikisht mikun e tij, Duterte porosit Putinin: Unë vrasë kriminelë, e jo fëmijë e të moshuar

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke theksuar se dyshja janë quajtur vrasës nga shumë – por sipas tij, ai vret kriminelë e jo fëmijët e të moshuarit.

Duterte që haptazi e thotë se ka idhull Putinin, për herë të parë vendosi ta kritikojë për shkak të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Duke folur për ngritjen e çmimeve të derivateve pas tre muajve luftë të ashpër në Ukrainë, duket se kjo ka prekur edhe Filipinet që ankohen për ngritje çmimesh.

Lexo po ashtu Gazetari i Kremlinit tregoi “aksidentalisht” armën ruse në Donbas, të nesërmen ukrainasit e lokalizuan dhe e hodhën në erë

Madje ai i ka bërë thirrje ambasadës ruse në Manila, që t’ia dërgojnë “selamin” Putinit, që të ndalë bombardimet dhe granatimet e ndërtesave kolektive – duke kërkuar që t’ju lejohet civilëve të evakuohen.

Ndryshe Duterte ka udhëhequr një luftë brutale kundër drogës, ku janë vrarë mbi 6 mijë të dyshuar – kryesisht dilerë të “vegjël”. /Telegrafi/