Site icon Telegrafi

Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria nuk luajnë në një orar në kualifikime

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë do të luajnë për herë të parë në orare të ndryshme në xhiron e tretë të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Më në fund, Kosova dhe Shqipëria nuk do të luajnë në orar të njëjtë.

Për herë të parë në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, ekipi i Albert Bunjakit dhe ai i Gianni de Biasit do të luajnë në orar të ndryshëm, shkruan Lajmi.net.

Pas dy dueleve të para në orë të njëjtën, në xhiron e tretë Kosova do të jetë mysafire e Ukrainës të dielën në ballafaqimin që do të fillojë në ora 18:00.

Kurse, po ashtu të dielën, Shqipëria pret Spanjën në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, por takimi do të fillojë në ora 20:45.

Exit mobile version