Telegrafi

Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto)

Një natë shumë e veçantë është shënuar sonte (e shtunë) në spektaklin e Big Brother Albania.

Çifti i shumëpëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga spektakli i njohur Big Brother Albania

Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë pas hyrjes në Big Brother gjatë qëndrimit në shtëpi, dhe pas dy muajsh njohje, vendosën që të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Ndonëse gjatë spektaklit lidhur me këto vendime familjarët e çiftit nuk e përkrahën këtë vendim të tyre, ishte vetëm motra e Danileit ajo e cila në një kohë rekord u nis nga shtëpia e saj drejt shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, për t’i dhënë bekimin vëllait të saj pak minuta para martesës.

Ndërkohë vëllai i madh kishte menduar çdo gjë rreth festës, duke përgatitur Fotininë si nuse dhe Danielin si dhëndër, teksa ka në oborrin e shtëpisë ishte organizuar dasma.

Lexo po ashtu Dasma në Big Brother: Familjarët e sidomos nëna e Fotinisë kundër martesës me Danjelin

I ftuar special në spektakël, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë celebrimin e çiftit në këtë dasmë shumë të veçantë.

Ajo tha “Po”, por kështu tha edhe ai, tashmë zyrtarisht të martuar brenda Big Brtoher, janë çifti Daniel dhe Fotini. /Telegrafi/