Një natë shumë e veçantë është shënuar sonte (e shtunë) në spektaklin e Big Brother Albania.
Çifti i shumëpëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother.
Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë pas hyrjes në Big Brother gjatë qëndrimit në shtëpi, dhe pas dy muajsh njohje, vendosën që të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Ndonëse gjatë spektaklit lidhur me këto vendime familjarët e çiftit nuk e përkrahën këtë vendim të tyre, ishte vetëm motra e Danileit ajo e cila në një kohë rekord u nis nga shtëpia e saj drejt shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, për t’i dhënë bekimin vëllait të saj pak minuta para martesës.
Ndërkohë vëllai i madh kishte menduar çdo gjë rreth festës, duke përgatitur Fotininë si nuse dhe Danielin si dhëndër, teksa ka në oborrin e shtëpisë ishte organizuar dasma.
I ftuar special në spektakël, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë celebrimin e çiftit në këtë dasmë shumë të veçantë.
Ajo tha “Po”, por kështu tha edhe ai, tashmë zyrtarisht të martuar brenda Big Brtoher, janë çifti Daniel dhe Fotini. /Telegrafi/