Jorge Rodriguez-Gerada ka arritur që në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë, të realizojë një mural në Queens të New Yorkut, për të nderuar punonjësit shëndetësorë si dhe ata që kanë humbur jetën nga pandemia e COVID-19.
Murali i quajtur Somos La Luz që do të thotë “Ne jemi drita”, ka për qëllim të reflektoj dhe mbroj vlerat e mjekëve dhe të gjithë punonjësve tjerë shëndetësorë, që luftuan pandeminë pa dallim, transmeton Telegrafi.
Parku Corona është përzgjedhur me qëllim nga artisti i muraleve, pasi gjendet në qytetin më të goditur të SHBA-ve nga pandemia.
Aty shihet një mjek me maskë mbrojtëse, ku besohet se bëhet fjalë për mjekun Dr. Ydelfonso Decoo i cili humbi betejën nga pandemia e COVID-19.
Ai ishte pjesë e rrjetit të komunitetit të punonjësve shëndetësorë – që kryesisht përbëhej nga latinët dhe mjekët kinezë – që kishin trajtuar hispanikët dhe afro-amerikanët. /Telegrafi/