Ylli i filmave për të rritur, Janice Griffith, është rrëfyer në një intervistë se pamja e saj si latine shpesh i step disi kompanitë e pornografisë.
Aktorja 20- vjeçare, e cila e përshkruan veten si një feministe ndërseksionale, ka thënë se kompanitë e shohin dhe vlerësojnë në mënyra të ndryshme faktin nëse je latine, egjiptiane, afro-amerikane, kineze, apo e bardhë, transmeton Mapo.
Është një praktikë e zakonshme në këtë industri dhe ajo është shprehur se pornografia që përdor tituj, si seksi “interracial” është raciste, sepse fokusohet specifikisht te ndërveprimi mes burrave zezakë/grave të bardha, dhe grupimi i njerëzve në bazë të racës për qëllime kënaqësie seksuale është në vetvete problematike.
“Kam folur troç për këtë. Fansat e mi do të tallen, do të thonë: ‘Ajo nuk është latine djema’. Por unë nuk e mbështes kategorizimin në enti”, ka deklaruar Griffith për Fusion.
Gratë me ngjyrë që punojnë në industrinë e pornografisë nuk kanë të njëjtat mundësi pune që kanë gratë e bardha – ka pohuar Janice, dhe ato shpeshherë paguhen më pak, duke dëshmuar se privilegji i të qenit të bardhë është ende një privilegj, edhe në botën e pornografisë.