Është plotësuar lista prej 26 shteteve finaliste të festivalit “Eurovision 2018”.
Pas tri vitesh mungesë, Shqipëria arriti që këtë vit të kualifikohet për në finale, me përfaqësues Eugent Bushpepën me këngën “Mall”.
Edhe shqiptarja tjetër në konkurrim, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”, ka arritur që të prek finalen gjithashtu.
Në finale do të jetë edhe shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë me këngëtarin Fabrizio Moro, dhe si shtet në fuqi, ata kualifikohen direkt në finale.
Nga shtetet e rajonit, votat e duhura për tu kualifikuar në finale kanë arritur t’i sigurojnë shtetet si: Bullgaria, Serbia, Sllovenia dhe Hungaria.
Jashtë finales kanë mbetur shtetet tjera nga Ballkani si: Maqedonia, Greqia, dhe Kroacia.
Në finale nuk arriti të kualifikohet as Mali i Zi, i cili këtë vit u përfaqësua nga këngëtari Vanja Radovanovic, me këngën “Inje”.
Megjithëse pati një përfaqësim dinjitoz dhe performanca e tij u cilësua si korrekte, këngëtari malazez bëri që shteti i tij të dështojë për herë të tretë që të kualifikohet në finalen e “Eurovsionit”.
Duket se në shtetet më konkurruese nga Ballkani këtë vit mbeten Shqipëria dhe Bullgaria, të cilët janë vlerësuar me nota pozitive për performancat e tyre. /Telegrafi/