Telegrafi

Për të jetuar një muaj në Maqedoni, u duhen 523 euro

Shporta e konsumit e cila përllogaritet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), në shtator arriti në 32.263 denarë në muaj, për një familje katëranëtarëshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej tyre, shuma më e madhe, pra 13.345 denarë harxhohen për ushqim dhe pije, pastaj për pagesa komunale, mjete për mirëmbajtje të shtëpisë, 10.468 denarë; për higjienë, 2272 denarë; transport, 2339 denarë; aktivitet kulturore, 1070 denarë; ruajtje të shëndetit, 678 denarësi edhe për veshje, 2087 denarë.

Shporta e konsumit për muajin shtator është më e lartë për 0.32%, krahasuar me gushtin, ndërkaq është për 0.09% më e lartë, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar./Telegrafi/