Telegrafi

Për të ishin thurur legjendat: Në Gërdovc të Podujevës është djegur lisi pesë shekuj i vjetër (Video)

I mbijetoi kohës për pesë shekuj. Por, ky trung i vjetër në Gërdovc të Podujevës nuk i përballoi flakës që i vuri dikush të premten.

Plepi 500 vjeçar që kishte gjatësi prej 50 metrave, u rrëzua për tokë, njofton Klan Kosova.

E ai ra pas përpjekjes së dytë, pasi që edhe rreth tri vite më parë dikush ishte munduar ta djegë.

Banorët e fshatit, që janë të lidhur emocionalisht më këtë plep, thonë se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Komuna e Podujevës e kishte marr në mbrojtje këtë trung të vjetër si monument natyre. Por, kjo mbrojtje ligjore nuk dha ndonjë rezultat.

Organet e rendit thanë se nuk janë në dijeni për rastin dhe për këtë arsye nuk ka rast të hapur për tu hetuar.

Për këtë trung të vjetër ishin thurur edhe mite nga breza të tërë të këtij fshati. /Klan Kosova/