Telegrafi

Për standarde të dyfishta, Jurgen Klopp i kundërpërgjigjet Jose Mourinhos (Video)

Jurgen Klopp ka pohuar se ishte me fat që nuk u përjashtua në ndeshjen me Chelsan.

Në këtë formë, trajneri i Liverpoolit i është përgjigjur kolegut të Manchester Unitedit, Jose Mourinhos i cili ka pohuar se federata angleze po ndjek standarde të dyfishta.

Trajneri gjerman i tha gjyqtarit të katërt Neil Swarbrick se “askush nuk mund të na mposht” në momentin kur Simon Mignolet priti penalltinë e Diego Costas në barazimin 1:1.

“Kam dëgjuar për këtë problem edhe më parë. Nuk e kam idenë se menaxherët trajtohen ndryshe. Nuk u duk mirë, por nuk ishte keq sesa që dukej”.

“Ndoshta isha me fat. Të gjithë kemi probleme, unë, Jose, Arsene Wenger. Ndonjëherë dënohemi, ndonjëherë jo. Ishte më keq kur isha i ri”, tha Klopp. /Telegrafi/