Site icon Telegrafi

Për shkencë nuk duhen shumë para (Video)

Kosova është ndër vendet me numrin më të vogël të publikimeve dhe dokumenteve shkencore. Këtë e thotë njohësi i arsimit, Halim Hyseni, sipas të cilit, shteti çdo herë është zotuar se do t’i mbështesë njerëzit që do të sillnin publikime shkencore, por ata nuk kanë investuar asnjëherë.

Sipas tij, jo gjithherë janë të domosdoshme buxhetet e mëdha, por e rëndësishme është që të gjenden mekanizma joshës që vendi të zhvillohet në këtë aspekt.

Ndërsa, prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha thotë se deri tash nuk ka pasur buxhet të posaçëm që të financohen projektet shkencore, por kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Berisha ka treguar se pritet të ndërtohet një mekanizëm që do të ndihmonte në analizimin e dokumenteve shkencore dhe pasimin e tyre neper revista të ndryshme të njohura për këto çështje.

Në Kosovë, edhe këtë vit për të tetën herë me radhë është organizuar java e shkencës e cila ka për qëllim të sjellë sa më shumë ide për zhvillimin e saj.

DRITA_KERKIMET_SHKENCORE_16_06 from Koha.net on Vimeo.

Exit mobile version