Site icon Telegrafi

Për shkak të zgjedhjeve, letërnjoftimet do të jepen edhe të dielën, kur edhe do të votohet

Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë njofton se nëjsitë rajonale të sektorit të punëve administrative do të punojnë edhe në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për t’u mundësuar qytetarëve që të marrin dokument identifikimi – letërnjoftim, për të votuar. Mirëpo, në këtë mundësi përfshihen vetëm ata që e kanë humbur ose mund t’ua ketë vjedhur ndokush.

Në këtë mundësi përfshihen edhe personat që u është dëmtuar letërnjoftimi. Të njëjtën ditë do të jepen letërnjoftimet që tashmë janë përgatitur. Administrata do të punojë nga ora 7 deri në ora 19, por vetëm në dhënien e letërnjoftimeve./Telegrafi/

Exit mobile version