Telegrafi

Për shkak të kostos së jetesës, britaniku u zhvendos në një kontejner të cilin e transformoi në një shtëpi

Një burrë është përpjekur të shmangë krizën e kostos së jetesës duke u zhvendosur në një kontejner të cilën e shndërroi në objekt banimi për të cilin ai paguan vetëm 59 dollarë në muaj.

Harrison Marshall, 28 vjeç, filloi të jetojë një muaj më parë në kontejnerin e transformuar në një parcelë bari në Bermondsey, në juglindje të Londrës, transmeton Telegrafi.

Artisti, nga Londra jugore, shpjegoi se ishte e vetmja mënyrë që ai mund të përballonte të jetonte në zonën qendrore pranë vendit ku punon.

Ai ka në plan të qëndrojë në këtë ‘kazan të plehrave’ për një vit me synimin që të tërheqë vëmendjen kundrejt çmimeve të larta të qirasë në kryeqytetin e Britanisë gjatë krizës së kostos së jetesës.

Marshall u kthye në Londër pas një periudhe jashtë vendit dhe tha se ai luftoi për të gjetur një pronë për shkak të mungesës së banesave.

Ai shpjegoi: ‘Siç ndodhi me mijëra njerëz në të gjithë qytetin dhe në mbarë vendin, çmimet ishin rritur shumë.

“Qiraja ishte e çmendur dhe edhe nëse do të gjeja diku që do të mund ta paguaja, atëherë do të kishte rreth 100 të tjerë që po kërkonin atë dhomë”.

Ai shpenzoi 4,700 dollarë për të transformuar atë në një shtëpi.

Një organizatë bamirëse ia huazoi tokën dhe madje ai ka arritur të krijojë një kopsht. Ai megjithatë bën dush në punë, të cilën  e ka vetëm 10 minuta larg me biçikletë. /Telegrafi/