Telegrafi

Për shkak të reshjeve të borës, 40 persona kërkojnë ndihmë në QKUK (Video)

Si pasojë e ngricave të cilat u krijuan nga reshjet e mëdha të borës, qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë thënë se ka shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ortopedi Amir Vejseli, ka thënë për RTV Dukagjini se kjo situatë po menaxhohet mirë nga stafi mjekësor.

Sipas Vejselit, deri në orët e pasdites të së premtes, kanë kërkuar ndihmë mjekësor rreth 40 persona.

“Këshillojmë që në këto kushte atmosferike të ketë kujdes në komunikacion, por edhe të mos frekuentohen shumë rrugët për shkak të gjendjes së rëndë”, ka theksuar Vejseli./Telegrafi/