Site icon Telegrafi

Për shkak të punimeve, nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Emin Duraku” në Ferizaj

Gjatë ditës së martë në komunën e Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme të një segmenti të rrugës “Emin Duraku”, njofton policia.

Sipas policisë, deri në përfundimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, kjo  rrugë do të qëndrojë e mbyllur dhe trafiku do të zhvillohet vetëm në një shirit.

“Shkak i punimeve në rrugë, duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, projekt i komunës së Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti, prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj. Komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim”, raporton policia.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në vendin e punimeve janë vendosur shenja parandaluese për orientimin e shoferëve.

“Veç, shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve, që do të vendosen nga punë-kryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor. Apelojmë te qytetarët, shoferët a automjeteve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj”, thhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version