Regjim të posaçëm të komunikacioni në pjesën qendrore në Shkup do të ketë gjatë pasdites për shkak të mbajtjes së protestës së organizuar nga ana e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se sot nga ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup nga ana e një partie politike me lëvizje nga shsishi i “OBRM” nëpër rrugët “Dame Gruev’ dhe “Vasil Gllavinov” kah bulevadred “OBRM”, “Ilinden” deri para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për këto arsye, siç thonë nga MPB-ja, do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit në periudhën para dhe gjatë mbajtjes së protestës.
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka marrë vendim që të protestojë secilën të mërkurë kundër qeverisë duke organizuar marsh protestues./Telegrafi/