Site icon Telegrafi

Për shkak të një fotografie me ‘Miss Izraelin’, ‘Miss Iraku’ kërcënohet me vdekje dhe familja e saj arratiset nga vendi (Foto)

Më e bukura e Irakut, Sarah Idan, ka bërë një fotografi ‘selfie’ në krah të ‘Miss Izraelit’, të cilën e publikoi në Instagram me përshkrimin “paqe dhe dashuri”.

Deri këtu nuk ka asgjë tronditëse, por ky veprim i pafajshëm i saj i kushtoi familjes së bukuroshes nga Iraku, arratisjen nga vendi, pas kërcënimeve për vdekje.

Në fotografi Sarah Idan, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, buzëqesh në krah të Adar Gandelsman, ‘Miss Izraeli’, ndërsa të dyja mbajnë fashën e ‘Missit’.

(Foto: Instagram/SarahIdan)

“Paqe dhe dashuri nga Miss Iraku dhe Miss Izraeli”, shkruhej në përshkrimin e fotografisë, duke marrë me mijëra pëlqime, por pavarësisht kësaj, kritikat ishin gjithashtu të shumta.

Sarah e mbrojti fotografinë e saj dhe kuptimin që përcillte, ndërsa familjarët që jetonin në Irak, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, u detyruan që të arratisen.

(Foto: Instagram/SarahIdan)

“I thashë: ‘Ta bëjmë një fotografi, në mënyrë që njerëzit tanë të shohin se nuk kemi ndonjë problem dhe se ne jemi ambasadore të paqes'”, ka thënë 27-vjeçarja për CNN.

Shteti i Irakut nuk ka marrëdhënie formale diplomatike me Izraelin dhe dy vendet konsiderohen armike.

(Foto: Instagram/SarahIdan)

Megjithatë, kërcënimet me vdekje të bukuroshes dhe familjes së saj kishin tejkaluar çdo limit. /Noa/Telegrafi/

Exit mobile version