Një pjesë e Tetovës në drejtim dhe në afërsi të shkollës fillore “Andreja Saveski-Kicicish” është furnizuar me energji elektrike mbi 30 orë për shkak të mosfunksionimit të nënstacionit. Energjia elektrike është ndaluar në mesditën e së mërkurës, ndërsa furnizimi me energji ka vazhduar nga sonte pas orës 18:30.
“Për shkak të ndërprerjes së një blloku të tensionit të mesëm, nënstacionet “Kikish” dhe “Tetova 1″ dje kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e Elektrodistribucisë kanë intervenuar menjëherë në terren dhe për një kohë të shkurtër kanë normalizuar furnizimin me energji elektrike në trafostacionin “Tetova 1”, ndërsa rehabilitimi i nënstacionit tjetër ka zgjatur më shumë për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë ndodhur si pasojë e ndërprerjes.
Nënstacioni “Kikish” sot rreth orës 18:30 është vënë në energji elektrike, me të cilin shfrytëzuesit kanë marrë furnizim të sigurt dhe stabil me energji elektrike”, njoftojnë nga kompania Elektrodistribucija pranë EVN Maqedoni, e cila menaxhon rrjetin e shpërndarjes./Telegrafi/