Telegrafi

Për shkak të një debati rreth picës me erë hudhre, shoferi i taksisë në Gjermani humbi patentën e shoferit

Një debat mbi dy pica me erë të fortë hudhre ka rezultuar që një grua “të hidhet” nga një taksi dhe shoferi të humbasë patentë shoferin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një 21-vjeçare dhe i dashuri i saj 23-vjeçar blenë dy pica me erë të fortë në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas një nate jashtë në Moenchengladbach, Gjermani.

Shoferi i tyre i taksisë fillimisht i refuzoi shërbimin për shkak të erës, por përfundimisht u bind.

Por era e keqe u bë dërrmuese dhe gjatë udhëtimit ai u ndal dhe i kërkoi çiftit të dilnin nga vetura.

Pasoi një argument në të cilin të dy palët e përfshira dyshohet se e shtynë dhe e goditën njëri-tjetrin me shuplakë, sipas policisë të hënën.

Kur shoferi i taksisë donte të vazhdonte, gruaja qëndroi para makinës për ta bllokuar.

Sidoqoftë, 49-vjeçari u largua gjithsesi, duke e rrëzuar gruan ku ajo u lëndua lehtë.

Shoferi i taksisë u largua me shpejtësi, por policia e gjeti atë pak kohë më vonë dhe i konfiskoi lejen e drejtimit.

Ai tani po hetohet për ndërhyrje të rrezikshme në trafik. /Telegrafi/