Site icon Telegrafi

Për shkak të ndryshimeve klimatike pranvera fillon më herët

Ndryshimet klimatike kanë bërë që pranvera të fillojë më herët. Ndryshimet po ndodhin në ekosistem gjatë katër stinëve të vitit.

Bimët në Britani të Madhe fillojnë të lulëzojnë një muaj më herët  në raport me periudhën para 200 viteve, thuhet në raportin e Universitetit të Kembrixhit, transmeton Telegrafi.

Qershia japoneze vitin e kaluar ka filluar të lulëzojë më 26 mars, që është më herët sesa që ka ndodhë në 1.200 vitet e fundit.

Shkencëtarët theksojnë se kjo do të ketë pasoja negative. Sipas tyre, bimët që lulëzojnë më herët janë më të rrezikuara nga dimri i vonshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version