Site icon Telegrafi

Për shkak të motit të ligë, Zoran Zaev nuk merr pjesë në takimin joformal në Durrës

Për shkak të motit të keq, delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk udhëtoi në Durrës sot në mëngjes, ku duhej të merrnin pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftuan nga qeveria.

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot në Durrës në një takim joformal do të presë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti.

Lexo po ashtu Nis takimi i liderëve të Ballkanit në Durrës (Foto)

Në këtë takim, sipas një njoftim të Zyrës për komunikim të kryeministrisë në Shqipëri, do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë Zoran, Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe Komisari Johanes Han dhe presidenti i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti.

Edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov e anuloi vizitën në Durrës për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi në Svoge në të cilën humbën jetën 16 persona, ndërsa njëzet u lënduan.

Veprimtaria njëditore e takimit jozyrtar, do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale./Telegrafi/

Exit mobile version