Telegrafi

Për shkak të motit të keq ndërpriten kërkimet për aeroplanin e zhdukur në Majën e Selanikut

Për shkak të motit të keq janë ndërprerë kërkimet për avionin e vogël të tipit Cesna P210N, ku sot mbas dite u rrëzua tek vendi i quajtur Maja e Selanikut, ku humbën jetë katër shtetas bullgar.

Mbetjet e avionit ndodhen në një terren të paarritshëm në një lartësi të lartë, njoftojnë nga Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda.

Nga atje thonë se kërkimet do të vazhdojnë nesër.

Në avion ishte një familje katër anëtare, babai, nëna dhe dy fëmijë.

Më herët lajmi u konfirmua edhe nga drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoni Nikollçe Tasevski.

Lexo po ashtu Aeroplani i zhdukur gjendet i rrëzuar në Majën e Selanikut, katër persona humbin jetën

“Në orën 16:16 janë humbur kontaktet me avionin e tipit Cesna P210H i cili ka fluturuar nga Ohri për në Sofje. Për shkak të kushteve të këqija të moti piloti ka vendosur që të aterojë në Shkup, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje”, deklaroi Tasevski./Telegrafi/