Site icon Telegrafi

Për shkak të mosmarrëveshjes, e sulmon fizikisht personin e mitur

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën moshë e mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, të martën në ora 21:30.

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime, me ç’rast posedon edhe raportin e kontrollimit mjekësor.

Është njoftuar punëtori i QPS, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version