Një aeroplan komercial rus është përfshirë nga flaka, pasi mbushësi i një tableti të një pasagjeri shkaktoi një shpërthim të fuqishëm.
Incidenti ka ndodhur gjatë të mërkurës në një aeroplan që ishte nisur nga Moska, dhe u detyrua të bëjë ulje emergjente në Volgograd, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga pasagjerët e tmerruar nga frika, shihet zjarri nën një karrige dhe tymi që ishte shpërndarë në aeroplan, derisa pasagjerët bënin të pamundurën që ta fikin zjarrin me shishe me ujë të asistuar nga anëtarët e ekuipazhit.
Edhe pse të kapluar nga frika dhe paniku, pasagjerët arritën ta lokalizojnë zjarrin, dhe për fat të mirë askush nuk është lënduar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qah-IcQP7aM