Qytetarët e Maqedonisë që kur ndodhi kriza me Covid-19 ndodhen në shtëpi dhe lëvizja është në minimum dhe për këtë arsye Maqedonia ka ajër më të pastër.
Nëse shihen të dhënat nga stacionet që masin cilësinë e ajrit, shumica e qytetarëve janë me ngjyrë të gjelbër, përkatësisht kanë nivel të vogël të ajrit të ndotur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përjashtim kanë tre qytete. Megjithatë Shkupi gjatë këtyre ditëve ishte vendi i 18-të me ajër më të ndotur, ndërsa Manastiri kishte nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
Ndryshe gjatë dimrit të kaluar, Shkupi ishte ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë./Telegrafi/