Telegrafi

Për shkak të disa komplikimeve me organizatorët, Unikkatili shtynë koncertin e tij në Suedi

Foto: Unikkatili/Instagram

Reperi i njohur, Unikkatili, javë më parë mbajti një koncert shumë të suksesshëm në Zvicër për shqiptarët që jetojnë atje.

Ishte paraparë që një koncert i tillë të mbahej edhe në Suedi, por për fat të keq një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Unikkatili ka lajmëruar fansat se ky koncert do të shtyhet për një datë të pacaktuar pas pushimeve verore.

Arsyeja e kësaj shtyerje duket të kenë disa komplikime të reperit në organizimin e koncertit.

Për këtë arsye, ai është detyruar që të mos mbajë këtë koncert, ndërsa për ata që kanë rezervuar, Unikkatili u ka thënë të kërkojnë sqarime te organizatorët e eventit.

Foto: Unikkatili/InstaStory

Përndryshe, këtë vit ai është shumë aktive me projekte muzikore, ndërsa ka paralajmëruar se do të mbajë edhe shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ai vazhdon të mbetet ndër reperët më të pëlqyer dhe të ndjekur në trevat shqiptare. /Telegrafi/