Telegrafi

Për shkak të defektit teknik futet me veturë në marketin e pompës së derivateve, klientja i shpëton vdekjes për një “fije floku”

Ky është momenti shokues kur shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në marketin e një pompe të derivateve në Detroit të SHBA-ve, dhe godet një kliente e cila mrekullisht shpëton pa ndonjë lëndim.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit shfaqin momentin kur kjo grua fatlume arrin t’i shpëtojë shtypjes së drejtpërdrejtë, edhe pse vetura futet thellë brenda lokalit, duke dëmtuar gjithçka që kishte, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se vetura kishte pasur defekt teknik, ku si pasojë është përplasur në pompën e derivateve në afërsi të West McNichols dhe Schaefer.

Si shoferi ashtu dhe gruaja në video kanë pësuar pa ndonjë lëndim serioz, pavarësisht që në pamje duket se kanë mundur ta pësojnë më keq. /Telegrafi/