Prodhuesit gjermanë të veturave, janë të detyruar të kthejnë prapa më se 800 mijë modele të shitura në mbarë botën, shkaku i një defekti në pedalet e këmbës.
Për arsye sigurie, VW do të kthejë 391 mijë vetura Touareg, ndërsa Porsche do të marrë 409 mijë Cayenne, transmeton Telegrafi.
Inxhinierët kanë thënë se problemi kryesor i këtyre veturave, është tek i ashtuquajturi ‘klipi C’, që nuk është vendosur si duhet në mekanizmin e pedaleve.
Të gjitha këto vetura të prodhuara nga viti 2011 e tutje, do t’i kthehen kompanive deri në fund të muajit prill, kurse pronarët do të dëmshpërblehen. /Telegrafi/