Site icon Telegrafi

Për shkak të coronavirusit ka qenë i paralizuar, 11 ditë i kaloi në repartin e kujdesit intensiv – pasi u shërua e përcollën me duartrokitje britanikun

Tekniku medicinal i specializuar në fushën e radiologjisë është liruar nga spitali në Dartford, ku i kishte kaluar 11 ditë në repartin e kujdesit intensiv për shkak të paralizës së shkaktuar nga COVID-19, raporton BBC.

Paul Skeg, 42-vjeç, buzëqeshte dhe duartrokiste derisa po ecte nëpër korridorin e spitalit, nga ku e përcillnin edhe personeli, transmeton Telegrafi.

Ai ishte pranuar në spital më 3 prill dhe shpejtë i është zhvilluar sindroma Guillian-Barre, për shkak të një komplikimi të rrallë si rezultat i COVID-19, që shkakton paralizën.

Mjeku Jonathan Quan, drejtor i repartit të kujdesit intensiv, ka deklaruar se Paul është rasti i parë në Kent të Anglisë që është prekur me këtë sindromë si rezultat i coronavirusit – megjithatë nuk është i vetmi në tërë Britaninë e Madhe.

Edhe pse mezi arrinte te merrte frymë, Paul kishte gjetur forcë që me ndihmën e tubave që e ndihmojnë të merr frymë, t’i propozojë martesë vajzës me të cilën është në lidhje. Ai këtë e bëri përmes aplikacionit FaceTime.

“Mendoja se po i afrohet vdekjes, por mori frymë thellë dhe i propozoi partneres. Ajo natyrisht se tha ‘PO’”, ka shtuar mjeku që kujdesej për të.

Me kalimin e ditëve ai u shërua plotësisht dhe u largua nga spitali si fitimtar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yxj4jgDGVas&feature=emb_title

Exit mobile version