Transportuesi privat i transportit urban me autobus “Makeexpress” njoftoi se është e mundur që nga nesër të mos qarkullojnë linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit.
Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.
”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 ndoshta nga nesër nuk do të funksionojnë”, tha sot Dimitrijevski.
Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesë të rregullt të avanseve javore për transportin e ekzekutivit, transmeton MIA.
Në të kundërtën, thotë Dimitrijevski, nuk do të mund ta kryejnë transportin dhe tha se për të punuar normalisht u duhen urgjentisht paratë për blerjen e derivateve, pjesë këmbimi për mirëmbajtjen e vazhdueshme të autobusëve si dhe për pagesën e pagave dhe kontributeve për drejtuesit e mjeteve.
”Bëhet fjalë për një kosto ditore prej qindra eurosh që transportuesit kanë në emër të karburantit dhe nuk i marrin paratë për punën e kryer. Në periudhën e kaluar jemi përballur me një situatë të pakëndshme, që një pjesë e automjeteve nga linjat 19 dhe 20 janë shkëputur nga komunikacioni, tha Dimitrijevski.
Ai shtoi se për shkak të vonesës së pagesave në periudhën e fundit, realizimi i transportit ka rënë nën 80 për qind dhe ka theksuar se për këtë arsye komuna tani po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratës me këtë kompani.
“Ashtu si qeveria e qytetit në konferenca për shtyp kërkoi nga debitorët që t’i paguajnë borxhet ndaj NQP-së, edhe ne tani po kërkojmë nga pushteti i qytetit të shlyejë borxhet ndaj kompanive private”, theksoi ai.
Makeexpress transporton udhëtarë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54. Kanë regjistruar 53 kompani dhe gjithsej 77 automjete.