Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj-Stresi, ka tash e sa kohë që gjendet në burgun e Fushë-Krujës.
Arrestimi i tij që erdhi si pasojë e armëmbajtjes pa leje, e ka lënë reperin prapa grilave.
Si rrjedhojë, ai nuk ka mundur të jetë prezentë sonte (e mërkurë), në natën e parë për të interpretuar këngën e tij.
Stresi ishte prezantuar në fazën e parë të festivalin me këngën “Të du mom”, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij, gjersa fati i keq deshti që ai të mos mund të ishte i pranishëm për ta kënduar ‘live’.
E lidhur me këtë ka reaguar artistja Rozana Radi, e cila gjithashtu është pjesëmarrëse në festival këtë vit.
Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të Stresit nga performanca e tij në fazën e parë, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj se ai e meritonte të ishte pjesë e natës së parë sonte.
“Sot duhet të kishim edhe një koleg këtu, kënga jote vazhdon të jetë e mrekullueshme. Një djalë që i këndon aq pastër nënës”, ka shkruar Rozana. /Telegrafi/