Telegrafi

Për shitblerje të pronave, arrestohet polici gjilanas

Të shtunën në mëngjes, pas një hetimi të bërë për disa muaj ndaj një grupi të dyshuar kriminal për veprat penale të shpërdorimit të detyrave zyrtare, është arrestuar togeri B.Z. nga Policia e Kosovës, dhe noter i certifikuar A.S. Pas tyre, priten edhe arrestime të personave tjerë zyrtarë

I kontaktuar nga rajonipress, kryeprokurori Jetish Maloku, pohoi arrestimin që ka të bëjë me shitblerjen e pronave me pronarë të ndryshëm serbë e shqiptarë.

Prokurori i çështjes nga departamenti për krime të renda në Prokurorinë Themelore në Gjilan, pritet të ushtroj kërkesë për caktim të paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan.