Site icon Telegrafi

Për sa orë gjumë keni nevojë që të qëndroni të shëndetshëm?

Studime të shumta janë përpjekur të na tregojnë se për sa orë gjumë kemi nevojë që ta mirëmbajmë shëndetin e mirë, dhe disa njerëz thonë se edhe vetëm tri orë gjumë brenda nate mjaftojnë.

Sidoqoftë, një studim i fundit i kryer në Holandë ka vëzhguar lidhjen mes kohëzgjatjes së gjumit, ndjeshmërisë së insulinës dhe potencialit për zhvillimin e diabetit edhe sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shtatë orë gjumë të shpenzuara në gjumë të thellë mjaftojnë për të mirëmbajtur nivelet e arsyeshme të prodhimit të insulinës dhe glukozës.

Të fjeturit më pak se shtatë orë është dëshmuar se e pengon metabolizmin e glukozës te meshkujt dhe te femrat.

Niveli stabil i glukozës kontribuon në kontrollimin e peshës dhe, nëse pengohet, shpin në fitimin e peshës. /Telegrafi/

Exit mobile version