Site icon Telegrafi

Për sa kohë mund t’i lëmë rrobat e lara në rrobalarëse pa kundërmuar erë të keqe? Ekspertët e kanë përgjigjen

Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë që t’i lani rrobat në rrobalarëse dhe pastaj i keni harruar plotësisht

Rrobat marrin një erë të pakëndshme pas disa orësh, por sa kohë mund të qëndrojnë në rrobalarëse para se të ndodhë kjo?

Lucinda Ottuschnga Istituti Whirlpool pohon që rrobat e lara në rrobalarëse mund të qëndrojnë midis 8 dhe 12 orë para se të marrin aromën e pakëndshme dhe para se t’i vendosni për t’u tharë, por jo më shumë, transmeton Telegrafi.

Martha Stewart, amvisa më e famshme në botë, pajtohet me tezën e saj. Ajo thotë se nuk është problem të lini rrobat e lara në rrobalarëse gjatë natës, ka sqaruar për Today.

“Unë do të thosha që është në rregull. Mos e lini më shumë, për shembull për një javë. Nëse zgjoheni në mëngjes dhe i vendosni rrobat për t’u tharë, do të jetë çdo gjë në rregull”.

Atëherë, si mund ta dimë nëse i kemi lënë rrobat e lara në rrobalarëse për një kohë të gjatë dhe nëse duhet të lahen përsëri? Është shumë e thjeshtë – besoni nuhatjes suaj.

“Nëse rrobat ende mbajnë aromë të mirë, gjithçka është në rregull. Myku dhe bakteret grumbullohen në rroba të njomura, gjë që u jep një erë shumë të pakëndshme, shpjegoi Stewart.

Pavarësisht nga këto këshilla, është gjithmonë mirë të vendosni rrobat e lara të thahet sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Exit mobile version