Kryeministri hungarez Viktor Orbán iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për dy orë në Parlamentin Evropian të martën pasdite.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri hungarez mbajti një konferencë për shtyp një ditë para se të prezantonte programin e presidencës hungareze në PE.
Por, sapo kishte filluar pjesën qendrore të fjalimit të tij, Márton Gyekiczki, një aktivist dhe këshilltar bashkiak i një partie opozitare hungareze, nxitoi drejt tryezës së tij dhe bërtiti disa herë: “Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”.
An activist disrupted Viktor Orban’s press conference in Strasbourg. pic.twitter.com/75jy6f9dUd
— Hunique (@Skorpiooh) October 8, 2024
Ai e përsëriti këtë disa herë dhe më pas bërtiti gjatë daljes se kryeministri hungarez ia kishte shitur Hungarinë presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Kjo ngjarje ndodhi në ditën kur Hungaria konfirmoi se “do të bllokojë” një hua prej 35 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka propozuar për të mbështetur ekonominë e shkatërruar nga lufta të Ukrainës.
Bëhet fjalë për Hungarinë e udhëhequr nga Vitor Orban, e cila ka fituar një “reputacion” për bllokimin e sanksioneve ndaj Rusisë. /Telegrafi/