Telegrafi

Për rrushin, Krasniqi merr lajme të mira nga Shqipëria

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, thotë se ka marrë lajmin nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë se janë plotësuar kërkesat esenciale të Kosovës për sa i përket eksportit të rrushit.

“Më konkretisht, tashmë nuk ka asnjë limit të sasisë së eksportit, si dhe është hequr çmimi referent për kilogram, duke mundësuar kalkulimin e TVSH-së sipas çmimit real të rrushit të shitur, në bazë të kontratave përkatëse”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ky zhvillim, që vjen pas vizitës zyrtare që kishim në Shqipëri gjatë javës së kaluar, “më bën të besoj se në ditët në vazhdim do të kemi hapa konkret edhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera që i kemi në diskutim, siç janë eksporti i vezëve, i miellit, i barërave, etj.

“Këto zhvillime tregojnë se marrëveshjet tona bilaterale duhet dhe mund të zbatohen edhe praktikisht”, ka thënë më tej Krasniqi.