Telegrafi

Për prostitucion arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona, një mashkull (boshnjak) dhe një femër janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale marrje me prostitucion.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:50, në Prizren.

Siç thuhet në raport, me aktvendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/