Site icon Telegrafi

Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Mauricio Pochettino, ka marr përsipër të drejtojë SHBA-të drejt Kupës së Botës 2026, e cila nis më 11 qershor të vitit që vjen. 

Pochettino, në një intervistë të fundit, vuri në pah disa lojtarë që ka trajnuar, duke përfshirë Marco Verratti, për të cilin tregoi respekt për aftësitë e tij. 

“Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në karrierën time”, deklaroi Pochettino. 

Kjo nuk është hera e parë që Pochettino e lëvdon Verrattin, duke theksuar aftësitë e tij të gjithanshme dhe qëndrueshmërinë fizike. 

Marco Verratti, 32 vjeç, aktualisht luan për Al-Arabi në Katar, pasi u transferua atje në shtator 2023 nga PSG.  

Lexo po ashtu Donnarumma dhe Verratti te Interi? Marotta flet për përforcimet te kampioni i Italisë

Megjithëse ai fiton një rrogë të madhe, rreth 30 milionë euro në vit, por karriera e tij në Katar nuk ka qenë aq e suksesshme.  

Al-Arabi është në vendin e 10-të në ligë, dhe Verratti ka shënuar 4 gola dhe 4 asistime në 14 ndeshje këtë sezon. 

Pavarësisht nga situata aktuale, Verratti ka një të kaluar të shkëlqyer me PSG, ku luajti 416 ndeshje dhe fitoi 30 trofe.  

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij për jetën në Katar, por ka thashetheme për një kthim të mundshëm në Evropë.  

Interi, Juventusi, klubet e Ligës Premier dhe La Liga janë të interesuar, por çdo transferim do të kërkonte një ulje të rëndësishme të pagës së tij. /Telegrafi/  

Exit mobile version