Shtëpia nuk është e plotë, nëse në të së paku nuk ka një lule.
Të gjithë mjeshtrit e Feng Shui-t konstatojnë që këto lule realizojnë dëshirat dhe tërheqin energji pozitive në çdo shtëpi!
Tërhiqni dashuri, para dhe lumturi me ndihmën e tri luleve magjike të Feng Shui-t! – transmeton Telegrafi.
Bambuja
Bambuja fatsjellëse është e lehtë për t’u mirëmbajtur, ndërkaq mjeshtrit e Feng Shui-t besojnë që tërheq energji pozitive. Versioni i mbështjellë i degëve të bambusë tërheq sukses, ndërkaq nëse dëshironi dashuri të lumtur dhe jetë bashkëshortore që qëndrueshme, atëherë dy bambu vendosni në një vazo.
Për më shumë sukses dhe para në shtëpi mbani tre apo nëntë bambu. Pozicioni më i mirë është ana e majtë e shtëpisë, sa më larg nga dyert e hyrjes.
Orkideja
Lulja magjike e orkidesë në Feng Shui përdoret për zbulimin e dashurisë së re.
Nëse jeni beqar apo beqare përdorni orkidenë magjike dhe mbajeni në dhomën e gjumit, në komodinën afër krevatit.
Urthi i artë
Lulja dekorative e cila përshtatet perfekt në çdo shtëpi është urthi i artë që largon energjinë negative.
Këndi “i vdekur” në shtëpi, qoshja apo rafte të zbrazëta janë vendi ideal për urthin e artë, i cili largon energjinë negative, ndërsa tërheq dritën, theksojnë mjeshtrit e Feng Shui-t. /Telegrafi/