Telegrafi

Për plotë 20 vite luajti numrat e njëjtë në lotari, kanadezi fiton xhekpotin – 60 milionë dollarë

Durimi është virtyt, apo jo? Të paktën këtë gjë e ka dëshmuar një burrë nga Kanadaja i cili kishte luajtur numrat e njëjtë në lotari për më shumë se 20 vite, dhe më në fund i është shpaguar duke fituar kështu xhekpotin.

Bon Truong nga Edmonton ka deklaruar se e kishte ditur që kishte fituar 60 milionë dollarë më 26 tetor të vitit të kaluar, në momentin që numrat ishin shfaqur në ekran të televizorit, transmeto nTelegrafi.

Por, në vend se të lajmërohej menjëherë tek zyrat e lotarisë së Kanadasë, vendosi të pret për gati 10 muaj, pasi që ishte tepër i emocionuar për shkak të shumës së majme që e kishte fituar.

“Më është dashur kohë e gjatë ta kuptojë se çfarë do të thotë kjo për familjen time. E dija se gjithçka do të ndryshojë në jetën time, dhe për këtë doja të sigurohesha se jemi të gatshëm për këto ndryshime”, ka deklaruar Truong.

E numrat që i sollën milionat Truongut ishin 2,3,4,8,9,20 dhe 30, ndërkaq ky kombinim i numrave  ishin data të rëndësishme – bëhej fjalë për ditëlindjet e familjarëve të tij. /Telegrafi/