Telegrafi

Për partinë e Gruevskit, Zaevi është kriminel

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se përgjegjësia e plotë tani është mbi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ai ka hapësirë që ta mashtrojë popullin për mbrojtje të interesave kombëtare, si edhe të jep premtime për realizimin e të ashtuquajturës ”Platforma e Tiranës”.

Duke e quajtur Zaevin kriminel, OBRM-PDUKM-ja thotë se ai duhet të zgjedhë që ta hedhë poshtë dygjuhësinë e kartëmonedhave, uniformave dhe sjelljen e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve, ose do ta shkelë fjalën e dhënë./Telegrafi/