Është një këngë që po dëgjohet shumë, lirshëm mund të thuhet gjithandej trojeve shqiptare.
Dhe natyrisht bëhet fjalë për një hit të krijuar nga Arta Kabashi dhe Romeo Veshaj.
Projekt ky që nisi në Big Brother VIP Albania 3 dhe u finalizua pas daljes së artistes nga ky format.
Bukuroshja nga Kosova realizoi të plotë këtë këngë të kompletuar edhe me video.
Producimi u bë nga SBS Entertainment dhe për videon u përkujdes produksioni nga Prizreni, XL Films.
Si një këngë që doli nëntë ditë më parë, u prit shumë mirë, e për këtë periudhë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.
Arta shquhet për vokalin e veçantë dhe për këtë u komentua vazhdimisht gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit. /Telegrafi/