Një vajzë e re mund të quhet lirisht personi më me fat në botë, kjo për faktin se për pak centimetra i ka shpëtuar vdekjes.
Vajza nga Vietnami po ecte në rrugë, kur një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe i afrohet nga pas dhe për pak centimetra nuk e godet, transmeton Telegrafi.
Në fakt vetura goditi motoçikletën e parkuar duke e bërë copa, ndërsa vajza për “një fije floku” i shpëtoi më të keqes.
Kanë mjaftuar vetëm pak centimetra më afër të lëviz vetura që vajza të përfundonte nën rrota, që me sa duket shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gbrAvQOkMFM