Site icon Telegrafi

Për pak centimetra i shpëtoi vdekjes, momenti kur treni për pak sa nuk e godet një grua në Holandë

Një grua në Holandë për një “fije floku” i shpëtoi vdekjes, kur treni para syve të saj kaloi me shpejtësi të madhe.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin gruan e paidentifikuar duke kaluar rampën dhe shinat e trenit, para se në mënyrë të pashpjegueshme të ndalej në rampën tjetër në Ermel, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zyrtarë të hekurudhave ProRail kanë publikuar pamjet si paralajmërim për të tjerët. Madje zyrtari për informim Martin de Graaf, ka deklaruar se shoferi i trenit në ato momente ishte i pafuqishëm për ta ndihmuar gruan.

“Shoferi nuk mund të bëjë asgjë në ato momente. Paramendojeni peshën e trenit”, ka shtuar ai.

Sipas një shoferi të trenave në Holandë, do të duhej të paktën 500 metra më herët të fillojë frenimin treni për të parandaluar më të keqen – në këtë rast përplasjen e gruas. /Telegrafi/

Exit mobile version