Një tekst i ri i Ligjit për Prokurorinë Publike (PP) do të paraqitet para deputetëve në Kuvend javën e ardhshme, me të cilën Prokuroria e Speciale Publike do të integrohet në Prokurorinë Publike të tanishme për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Opozita pranon propozimin e qeverisë për integrimin e PSP-së në PP, por nuk pranojnë që ajo të udhëhiqet nga prokurorja Vilma Ruskovska. Për Ministrin e Drejtësisë Renata Desskoska, rasti “Haraçi” vetëm e përshpejtoi realizimin e idesë për të integruar PSP dhe PPO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë shtypi të premten njoftoi se javën tjetër do të propozohet në Kuvend një tekst i ri i Prokurorisë Publike, i cili përfshin ato pika të diskutuara nga opozita dhe të gjitha grupet parlamentare që janë të pranueshme për të gjithë, nëse jo për shumicën e deputetëve.
PSP-ja e re do të riemërohet në Prokurori Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me juridiksion mbi të gjithë territorin e vendit dhe garancitë për veprim të pavarur, i cili korrespondon me pozitën aktuale, por megjithatë është në hierarkinë dhe vartësinë e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë prokurorët nga PSP do të vazhdojnë të punojnë në këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator dhe ata kanë të drejtë të rizgjidhen nëse dëshirojnë të kandidojnë.
Partia opozitare OBRM-PDUKM e pranon propozimin e qeverisë për integrimin e PSP-së në PP por nuk pranon që ajo të kryesohet nga prokurorja Vilma Ruskovska.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje theksoi se ideja e integrimit të PSP-së në PP ishte vënë në tavolinë nga ana Ministrisë në negociata me opozitën për ligjin e ri për Prokurorinë Publike dhe tha se pret që OBRM-PDUKM të pranojë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse departamenti për krimin e organizuar ka treguar se mund të merret me rastet e korrupsionit të lartë./Telegrafi/