Site icon Telegrafi

Për një vit u vranë 65 gazetarë

Gjashtëdhjetë e pesë gazetarë dhe bashkëpunëtorë të mediave janë vrarë në botë gjatë vitit 2017, thuhet në raportin vjetori të Reporterëve pa Kufij.

26 nga ta kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës si viktima të bombardimeve ose sulmeve, ndërsa 39 janë vrarë qëllimisht pasi që hulumtimet e tyre kanë prekur interesat e njerëzve nga politika, ekonomia ose grupe mafioze.

Në mesin e të vrarëve kanë qenë 50 gazetarë profesionistë që është bilanci më i lartë i gazetarëve të vrarë për 14 vjet.

Vitin e kaluar janë vrarë 62 gazetarë profesionistë thuhet në raport.

Exit mobile version