Këtë vit kanë humbur jetën 11 persona në vendin e punës, ndërsa në vitin 2018, numri i të vdekurve ishte 22.
Sektori më i goditur ka qenë sektori i energjisë elektrike.
Kjo dukuri mbetet shqetësuese, por sipas Valon Lecit ushtrues detyre i kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës theksoi janë të angazhuar si Inspektorat që të ketë siguri në vendet e punës.
Leci në konferencën për media të fundit për këtë vit, theksoi se përkundër sfidave dhe numrit të vogël të inspektorëve, janë realizuar mbi 10 mijë inspektime ose 500 më shumë se në vitin e kaluar.
Ai tha se është arritur të legalizohen 1800 vende të punës, të cilët kanë punuar pa kontrata pune.
Sipas tij, Inspektorati ka lëshuar 240 gjoba në vlerë deri në 40 mijë euro.
Megjithatë, Leci nuk ka treguar emrat e kompanive të ndëshkuara.
Ai më tej bëri të ditur se ka pasur numër të madh të ankesave në Inspektorat.